Basha viziton familjen në Lezhë, e zonja e shtëpisë: Ishalla na ndihmon Zoti edhe ti

schedule21:03 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:03 - 3 Dhjetor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Lezhë në shtëpinë e Flora Gjinit e cila përballon jetesën me pension. Basha tha se pensionistët janë lënë vetëm nga qeveria e Edi Ramës dhe në mes të pandemisë nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike dhe ilaçet nuk po i rimbursohen.

“Pensionistët janë lënë krejtësisht në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Në mes të pandemisë, ata nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike, ilaçet nuk po u rimbursohen. Vizitova sot në Lezhë zonjën Flora Gjoni. Pensioni i saj është krejt qesharak për të përballuar jetesën me të. Qeveria e Ramës ka dhënë ndihmën më të vogël në Ballkan për qytetarët e saj që nga fillimi i pandemisë.  

Kosto e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit janë rritur me 3.4%. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete.  Boll më! Shqiptarët nuk mund të durojnë një mandat të tretë të Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë nuk duan dështime të tjera.  Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për të sjellë shpresë të re për shqiptarët”, shkruan Basha.

Gjatë bisedës me të zonjën e shtëpisë Basha i kërkoi asaj të bëhet e fortë pasi me largimin e kësaj qeverie do të largohen të gjitha të këqijat.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Pz dobët me diabet dhe më të gjitha

Basha: Si ja del me pensionin?

Qytetarja: Më kanë ndihmuar fëmijët. Me atë pension çfarë me bërë. Më kanë kërkuar 5 mijë euro për gjurin. Janë hëngër kockat. Kam punuar tanë jetën. 200 mijë lekë e kam pensionin. Për kryt të fëmijëve çfarë me bërë me ja çu Edi Ramës të bëjë laknor me ta. Pasha të madhin zot nuk di çfarë me ba. Ishalla na ndihmon zoti edhe ti.

Basha: Të ruash shëndetin e nënave dhe baballarëve. Meqë jemi bashkë. Po ja bëj këtë thirrje secilit të ruajnë shëndetin. Duhet të kishin kujdes të veçantë.

Qytetarja: Çfarë me bërë shteti. Mbylli gjithë ato fabrika. Me pensionin paguaj internet, drita. Se nuk vijnë hiç me e pa, vetëm i shkruajnë faturat. Të gjitha m’i bien fëmijët. Mos të m’i kishte sjellë fëmija ilaçet.

Basha: Mbahu fort, kujdesu për veten do i kalojmë të gjitha të këqijat. Do e heqim qafe./mv.abcnews.al