Basha vijon takimet: Varfëria është ulur këmbëkryq në çdo cep

schedule10:32 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 1 Qershor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesit për të verifikuar situatën e vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Basha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për keqmenaxhim duke krijuar situatë të vështirë dhe duke çuar në falimentim mijëra biznese.

Sipas Bashës Kryeministri Rama ka vënë interesat vetjake dhe ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij.

“Varfëria është ulur këmbëkryq në cdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera. Njerëzit nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat më minimale të ditës, janë shtuar listat në dyqane.

 Arsyeja kryesore është se edhe në kohën e pandemisë Edi Rama bën paratë tuaja rrush e kumbulla me udhetime me cartera luksoze.

Qindra mijëra euro për të kaluar fundjavën në Paris kur me toi mund të ushqeheshin disa familje. Gjendja ekonomike është katastrofike. Edhe analiza e bankës Botërore thotë që 1 në dy shqiptarë është i varfër.

Nuk kishte pse kjo pandemi të rrënonte gjithçka. Bizneset janë të braktisur nga qeveria. Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm një përgjegjës, që nuk i dhimbsen shqiptarët. Jam këtu për t’iu thënë se ne kemi një plan dhe një vizion për të ndryshuar këtë situatë“, tha Basha. /abcnews.al