Basha: Vettingu në politikë mbështetet nga qytetarët

schedule15:51 - 10 Shtator, 2018

schedule 15:51 - 10 Shtator, 2018

Lulzim Basha insiston në propozimin për vetting në politikë, pasi sipas tij ka mbështetje të lartë qytetare. Qëndrimin e shprehu në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas një takimi me aleatët, u vendos që opozita të jetë të enjten e seancës plenare në Durrës.

Mazhoranca i tha jo propozimit për vettingun në politikë por kjo nuk e ka ndalur opozitën në nismën e saj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kryetari Lulzim Basha ka folur për mbështjen që I kanë dhënë shumica dërrmuese e qytetarëve që përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar.

Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë.- mësohet tu ketë thënë kreu demokrat deputetëve duke nënvizuar se janë me mijra mesazhet që I kanë dërguar njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces.

Nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune për të pasuruar me propozime platformën për clirimin e qeverisjes nga krimi.

Partia Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë as në seancën e tretë plenare që do të zhvillohet ditën e enjtë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, demokratët kanë vendosur të zhvendosen në qytetin e Durrësit, pas mbledhjeve që organizuan me aleatët  në Shkodër  dhe Elbasan.

Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar  mbi vazhdimin e aksionit opozitar dhe marrëdhia e kushtëzuar me kuvendin. Deputetët e opozitës do të bojkotojnë komisionet parlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!