Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë në vigjilie të Krishtlindjeve.
Basha në mesazhin e tij shprehet se një lutje dhe urim të veçantë ka për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mesazhi i Lulzim Bashës:
Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!
Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.
Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.
Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!/abcnews.al