Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Fieri i ka uruar suksese për detyrën e tij të re brenda PD-së, Enkelejd Alibeajt, i cili dje mori postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rushajt.
“E pra, që ndryshimi të jetë i vërtetë ne na duhet sërish sie vetmja shpresë e shqiptarëve të kthehemi në zërin e tyre dhe për këtë nuk mjafton Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. E me këtë rast dua t’i uroj punë të mbarë kryetarit të ri të grupit, zotit Enkelejd Alibeaj, duhet shumë më shumë.”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj ka deklaruar se kjo që po ndodh brenda selisë blu nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë.
Sipas tij, synimi i demokratëve është që me zë të ulët të depërtojnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve.
“Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë. E jona para disa kohësh, pasi ishte koha që e kërkonte të tillë dhe dritëhijet e veta. Sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja atje. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë. Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes do të duhet që njerëzve do duhet ti flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie. Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare”, tha Alibeaj. /abcnews.al