Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

schedule11:54 - 7 Mars, 2022

schedule 11:54 - 7 Mars, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat, duke komentuar rezultatin negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, tha se qytetarët e braktisën këtë proces.

Kryedemokrati theksoi se vetëm 30% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pasi po humbet edhe Shkodrën, Basha tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, por është përballur me masakra zgjedhore.

“Koha për konkluzione nuk është sot se një ndër gabimet që ne bëjmë është se në fillim duhet që të bëjmë analizën. 30% tregojnë bjerrjen e procesit zgjedhor përshpejtimi i reformës zgjedhore dhe lufta ndaj korrupsionit janë dy nisma për të cilat ne nuk duhet që të.
Reformimi i PD-së ka filluar dhe do të bëhet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar dhe për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike.PD-ja nuk është pronë personale. Propagandës dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë por po flasim për masakra zgjedhore. Në veçanti në këtë betejë dhe në ketë dy plane beteje është rikthimi i besimit tek shqiptarët”, ka thënë Basha.

Duke pranuar rezultatin e dobët, Basha ndër të tjera theksoi se janë dy plane në të cilën do të fokusohen; reforma zgjedhore dhe reformimi i thellë i Partisë Demokratike.

“Kemi gabimet tona, pjesën tonë të përgjegjësive, por ajo që ka ndodhur dje kur njerëzit kanë folur qartë për mospjesëmarrje kërkon reflektim të thellë dhe reformim brenda PD-së.  Do të dëgjojmë njerëzit, do të reformohemi duke dëgjuar dëshirat dhe kritikat. Do të ngrijmë problemet e tyre kudo që janë. Do të bëjmë gjithçka që të jemi një orë e më parë që këto zgjidhje ti kthejmë në realitet.

Jemi në një situatë anormaliteti. Për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve tek vota. Sepse së pari duke mundësuar qytetarët te procesi zgjedhor.

Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë. Një mund të merremi sa të duam me individë që kanë dëmtuar PD.

PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve askush që me ndihëm e krimit të organizuar nuk mund të jetë e ardhmja e vendit. Ajo që unë kam për detyrë është të lexojmë mirë çdo të thotë pjesëmarrje 30% në zgjedhje.  Shqiptarët e kanë humbur besimin te demokracia dhe vota. Dy janë drejtimet kryesore; i pari është ai që kemi nisur, një reformë zgjedhore. I dyti është një reflektim i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre.

 Gjithë konstatimet që mund të bëni janë drejta juaj. 30 % e shqiptarët kanë marrë pjesë në votime. Administrata shtetërore është detyruar të marrë. Bandat janë përfshirë po kështu”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!