Basha u premton mbështetje peshkatarëve në Vlorë: Në 25 prill s’do dalin në det pa më votuar

schedule12:39 - 17 Mars, 2021

schedule 12:39 - 17 Mars, 2021

Teksa ndodhet në Vlorë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar edhe me një grup peshkatarësh. Përmes një komunikimi live në Facebook, Basha thotë se është njohur me problemet e tyre.

Kryedemokrati u premtoi se qeveria e ardhshme pas 25 prillit ka angazhime të qarta për t’u ardhur në ndihmë peshkatarëve.

“Ju përshëndes nga Triporti në Vlorë në praninë e heronjve të detit, peshkatarëve të Vlorës. Para pak minutash kam përfunduar një udhëtim të shkurtër me një nga peshkarexhat, ku kemi diskutuar problemet më të mëdha që kanë. Padiskutim që jeta e peshkatarit është e vështirë kudo, por nuk ka vend si ky i yni ku peshkatarit nuk i jepet një dorë, por gjobitet dhe taksohet. Shikoji këtë port që  ka mbetur si në mesjetë. Ndërkohë që çmimet e rrjetave dhe mjeteve të punë si këpusin në mes. Në planin tonë ne kemi angazhime të qarta për tu ardhur në ndihmë peshkatarëve shqiptarë. Së pari me subensionimin e rrjetave, ndërtimin e një tregu të peshkut. Në mënyrë që prodhimi i tyre të mos prishet dhe të mos shkojë kot.

Shqipëria ka mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një mundësi të mirë. Greqia ia doli të dalë nga kriza përmes turizmit dhe peshkimit. Në financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes. Në grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Qeveria pas 25 prillit do të angazhohet fuqishëm në këto drejtime. Dua ti falënderoj për këtë mikpritje. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Siç më dhanë fjalën më 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën e tyre”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!