Basha u kryqëzua në Kuvend/ Pampuri: Këto debate nuk janë normale për opozitën

schedule18:25 - 5 Tetor, 2023

schedule 18:25 - 5 Tetor, 2023

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhi u bë kryefjala e punimeve parlamentare këtë të enjte. Me tone të larta, kryetari i PD-së, i kërkoi Kuvendit që të mos vonojë dhe ta njohë atë si kryetar të grupit parlamentar demokrat.

E ftuar në “Special Report”, deputetja e PD, Oriola Pampuri ka deklaruar se këto debate nuk janë normale për opozitën. Ajo ka theksuar se kjo situatë po ndihmon Edi Ramën, që të fitojë.

“Unë mendoj që është një cikël, i cili them ndoshta pas 30 vitesh të PD, një cikël që nisi në 9 shtatorin e 2021 dhe uroj dhe shpresoj që të jetë gjithë kjo situatë jo e këndshme, jo normale, brenda një partie, partisë më të madhe opozitare shqiptare, të djathtës, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo jo vetëm për ne që jemi deputetë të kësaj partie. Të përfudojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për shqiptarët, sepse dhe shqiptarët duan një opozitë të fortë. Përballë një opozite të tillë që është e përçarë sigurisht që ai që fiton është Edi Rama, qeveria që ne e kemi denoncuar për gati 10 vitesh për aferat korruptive dhe për gjithçka tjetër shkelje që ka bërë për gjatë këtyre viteve. Normalisht sot ishte një nga skenat që ata u ndjen komodë. Unë nuk dua të paragjykoj, por mendoj që kam qene në parlament kur Edi Rama kanë thënë ‘ju do të keni këtë fat’, ndoshta e kishte parashikuar, ndoshta kishte parë lëvizje brenda grupeve. Këtë nuk e di, por di të them që ndoshta në opozitë PD pati këtë cikël, sepse dhe për shkak të qendrimit të gjatë shumë figurave në politikë”, tha Pampuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!