Basha: “Trekëndëshi i Bermudës” e ka makth drejtësinë, e dëgjuat Escobarin?

schedule17:26 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:26 - 13 Dhjetor, 2021

Lideri demokrat Lulzim Basha tha se “Trekëndëshi i Bermudës” duke nënkuptuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën kanë frikë nga drejtësia shqiptare. Ai u shpreh se ndryshe nga ata ka dalë para drejtësisë dhe është provuar se çështjet e ngritura kundër tij kanë qenë politike.

Drejtësinë shqiptare e kanë makth. Nga trekëndëshi askush nuk ka dalë para drejtësisë. Nuk kërkova medalje për Rrugën e Kombit por u kujdesën të më çonin para drejtësisë, por ishte e stisur. Më keni parë t’i bëj bisht drejtësisë? Kanë qenë cështje të ngritura politikisht, nga njerëz të Ramës që tani riciklohen nga Berisha, që tregojnë se janë më ngushtë se kurrë mendërisht dhe shpirtërisht” tha ai.

Akuzat për dosje që Sali Berisha bëri kundër tij, Basha tha se “Do i isha përgjigjur duke qeshur nëse nuk do të ishte kjo situatë”.

U kam marrë kartat anëtarëve? “Kryetari i partisë nuk merret me kartat, duhet të kujtohem ku e kam kartën time ose te sirtari ose në shtëpi. Por sa banalë janë kthyer. Një anëtar mjafton të identifikohet edhe me një kartë identiteti dhe figuron sipas degës. Unë kam votuar me pasaportë dje” iu përgjigj ai një tjetër akuze të Berishës.

Ne kemi vazhduar punën këtu me thënë të drejtën jo me ndonjë shqetësim të madh, por keqardhje në ditën më të dëshpëruar të Berishës. Sali Berisha ka pushuar së qeni një cështje, ai e ka një dosje, me  SHBA-në, është shpallur “non grata” i padëshirueshëm dhe PD-së i është bërë e qartë, se cdo asocim me një person të tillë do ta fuste vetë PD-në në kategorinë e të padëshirueshmeve.

Nuk e ul qafën para askujt dhe asgjëje. Shqipëria sot është peng i korrupsionit, e dëgjuat nga Escobar. Tani kemi një paçavure. Frika e një njeriu nuk mund të marrë peng PD-në dhe nuk do të marrë peng, misionin tonë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës, aq më shumë sot që shqiptarëve u ka ardhur në majtë të hundës. Ne na mbetet vetëm një detyrë të vijojmë qartë rrugën për të nxjerrë Shqipërinë nga korrupsioni.

Pra, se i rashë pak gjatë, sa herë që Berisha bën ato që bën, nuk kam shqetësimin e tij, por vazhdon të vjedhë nga koha e shqiptarëve dhe t’i japë oksigjen regjimit të Edi Ramës, që ndoshta u mbajt në këmbë edhe ndoshta sepse një shumicë në përbërje edhe me Sali Berishën dhe pjesë të trekëndëshit të Bermundës, sot dua t’u them shqiptarëve, që trekëndëshi i Bermudës është përballë nesh” deklaroi Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!