Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha thirrje qeverisë: Hiqni taksat dhe detyrimet për bizneset në Durrës

schedule14:49 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:49 - 9 Dhjetor, 2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përsëriti kërkesën ndaj qeverisë për të hequr barrën fiskale ndaj bizneseve të dëmtuara nga termeti në Durrës.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, shkruan Basha.

Më poshtë propozimi me 5 pika për subjektet ekonomike në zonat e prekura nga termeti:

1- Anulimin e taksës së pasurisë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore për periudhën e rindërtimit.

2- Përjashtimi i taksës së të artdhurave për të gjitha subjektet që riinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet nga termeti.

3- Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore deri në rikuperim.

4- Përjashtimi i TVSH në të gjitha materialet, lëndët e para dhe aktivitetet kapitale të përdorura për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe anulimin e faturave të ujit dhe dritave.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!