Lideri i PD-së, Lulzim Basha mbërrin tek Spitali Traumës për të vizituar personat e lënduar gjatë përplasjes në protestën e Unazës së Re.
Kujtojmë që KMT ka nisur sot shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur përplasje dhe tensione.
Nga përplasja deri tani raportohet për 13 të lënduar, ku 8 prej tyre janë banorë ndërsa 5 efektivë policie.
/abcnews.al