Basha te Dëshmorët: PD ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit

schedule11:40 - 5 Maj, 2018

schedule 11:40 - 5 Maj, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Pas vendosjes së Kurorave në memorialin “Nënë Shqipëri” Basha dha një deklaratë për mediat. Aui u shpreh se kurrë më nuk do të pranojë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme. Ndërsa theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të çuar në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit.

“PD është e angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”, -tha Basha.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë

“Nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve dhe persekutorvë komunistë. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronj të tjerë. Është një ditë nderimi, është dita për t’i kujtuar njëri -tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë.. Thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit liria nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesa të pushteteve”- theksoi Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!