Basha: Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët

schedule12:22 - 12 Shkurt, 2021

schedule 12:22 - 12 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme planin e për sektorin e bujqësisë.

Basha gjatë fjalës së tij theksoi se plani ka në qendër fermerin. Gjithashtu ai theksoi se prioritet do të jetë edhe produkti i kontrolluar dhe i sigurt për konsumatorin.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

“Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.

Lexo edhe: “Shqipëria fiton bujqësinë”, Basha: 100 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë

Si rezultat, njësoj si fermerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.

Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para  për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!

Asnjë fermer, bujk apo blegtor, agrokulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje. Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar  mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit. Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.

Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë  në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesatë shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit. Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnje kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”. mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport, mbështetja për implementimin e standardeve të cilesisë dhe sigurisë, do të  garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas. Ne do t’i kthejmë Shqipërisë besimin te zhvillimi rural dhe te bujqësia!  Duke luftuar emigrimin dhe shpopullimin e fshatit shqiptar.

Për këtë qëllim ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e  mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit.  Duke nxitur mbi të gjitha të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale. Duke ofruar më shumë bursa dhe arsim profesional për sektorin. Duke investuar në arsim, shëndet dhe infrastukturë rrugore në çdo fshat, që çdo familje shqiptare ta ngrejë të ardhmen e saj aty ku jeton.  Ky është plani ynë. Ne besojmë tek ai dhe unë jam i bindur për zbatueshmërinë e tij. Përmirësimi i jetës së fermerëve, sjell përmirësimin e jetës për ne të gjithë; për konsumatorët, për ekonominë shqiptare, për të ardhmen e Shqipërisë.  Plani që po ju prezantojmë sot nuk është thjesht angazhimi ynë ndaj jush, fermerëve shqiptarë. Është angazhimi im ndaj vendit tonë.  Është saktësisht ajo që do të bëjmë realitet. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të sjellim ndryshim dhe shpresë për çdo shqiptarë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!