Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të premte është takuar me disa të rinj që i ka bërë miq përmes Instagramit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreyedemokrati bënë me dije se është takuar me të rinjtë të cilët i kanë kthyer përgjigje pyetjes së tij të bërë një javë më parë në Instagram.
Në këtë takim Basha i ka siguruar të rinjtë se sapo të marrë poshtetin ai do të punojë pareshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.
Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj./abcnews.al