Basha takon kryetaren e CDU: PD do të angazhohet për të përmbushur kushtet e Bundestagut

18:16 | 23/11/201918:160

Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bundestagu duke filluar me miratimin e reformës zgjedhore me qëllim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan në facebook se ja ka bërë të ditur kryetares së CDU-së  njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer.

Shefi i opozitës shprehet gjithashtu se ka bashkebiseduar me kryetaren e Kristiandemokrateve gjermane mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Basha thotë se sapo PD-së ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vërë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune. /abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono