Basha takon gazetarët, Berisha nis grupin drejt PD-së

schedule11:15 - 6 Janar, 2022

schedule 11:15 - 6 Janar, 2022

Paraditen e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ftuar gazetarët që mbulojnë zhvillimet në partinë më të madhe në opozitë në lokalin që ndodhet në oborrin e selisë blu për të konsumuar një kafe së bashku në nisje të vitit të ri.

Ndërkohë që zyra e shtypit e grupit të udhëhequr nga Sali Berisha ka njoftuar se “nga ora 11.00-12.00 do të ketë vizita tek selia”. Dje grupi i Berishës shkoi në selinë blu, por dera e hyrjes kryesore dhe dy anësoret ishin të mbyllura.

PD reagoi duke thënë se selia është në rikonstruksion dhe më parë duhet lajmëruar që të hapet dera. Pritet për t’u parë se cfarë do të ndodhë sot.

Situata në kampin e PD-së vijon që të jetë më e tensionuar se kurrë dy ditë para protestës që ka lajmëruar Sali Berisha në oborrin e selisë së partisë që themeloi 30 vite më parë. / Abcnews.al