Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e shtunë disa takime në vendin fqinj Maqedoni, në pritje të zhvillimit të referendumit të 30 shtatorit ku qytetarët do të votojnë lidhur me çështjen e emrit të shtetit të tyre. Prej mesditës kryedemokrati ka takuar liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar atje, në takime të njëpasnjëshme që nisën me kreun e partisë demokratike të shqiptarëve në maqedoni Menduh Thaçi dhe atë të lëvizjes Besa, Bilal Kasami në qytetin e Strugës.
Si njofton edhe zyra e medias pranë selisë blu, pjesë e diskutimeve të kryedemokratit Basha janë edhe zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar./abcnews.al


