Basha: Sot është instaluar një shtet privat i Edi Ramës

schedule13:40 - 10 Tetor, 2018

schedule 13:40 - 10 Tetor, 2018

Një shtet privat në dorë të kryeministrit Rama, jashtë kornizave Kushtetuese, ligjore dhe pa asnjë mbikqyrje apo kontroll, sipas Lulzim Bashës solli edhe këtë deklaratë.

Edi Rama: “Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund sepse kam angazhuar një grup të posaçëm nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën”.

Lulzim Basha: “Të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët”.

Krerët e institucioneve hetimore dhe ligjzbatuese kryesore sipas kryedemokratit janë të përfshirë në atë që quan.

Një diktaturë mafioze, kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e  Brendshëm”.

Janë të njëjtët që kanë manipuluar çdo provë dhe fakt për të mbrojtur kriminelët dhe akuzuar denoncuesit dhe për të arritur këtë, punën e kanë nisur herët, thekson Basha, nga emërimi i Saimir Tahirit, tek ai i Arta Markut dhe kthimi i procesit të vettingut në instrument presioni.

“Deri dje njerëzit u paguanin para prokurorëve dhe gjyqtarëve, sot duhet të jesh i lidhur ose me Edi Ramën ose me kriminelët që të marrësh drejtësi. Ky shtet privat, kjo diktaturë mafioze, duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet”.

Por gjithkush që ka qënë pjesë e tij dhe sot ndihet mbi ligjin do të japë llogari përpara drejtësisë, thekson Basha duke deklaruar se rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!