Basha: Situata në Shkodër po keqësohet, të shpallet emergjenca

schedule19:55 - 20 Mars, 2018

schedule 19:55 - 20 Mars, 2018

Kreu i opozitës, Lulëzim Basha, kërkon shpalljen e emergjencës në Shkodër, për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet. Përmes një postimi në “Facebook” Basha thotë se gjendja po përkeqësohet nga ora në orë dhe se qindra familje janë izoluar nga uji. Sipas tij, çdo orë e humur rrezikon jetë njerëzish. “Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën. Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme, por kriminale! I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Postim i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit.

Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.

Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.

Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE!

I bëj thirrje shtabit të emergjencës t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!