Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha: S’ia fal kurrë Berishës, është bërë barrë për PD e pengesë në aksionin opozitar

schedule16:53 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 16:53 - 13 Dhjetor, 2021

Deklarata të forta kundrejt Sali Berishës ka bërë kreu i PD Lulzim Basha duke u shprehur se ai është bërë një barrë për PD e demokratët dhe një pengesë në aksionin opozitar kundrejt qeverisë. Basha tha se nuk ia fal kurrë Berishës, “tollovinë e tij 3-mujore” duke iu referuar këtu “Foltoreve” dhe Kuvendit të organizuar nga ish-kryeministri 2 ditë më parë. Gjatë deklaratës për shtyp, Basha u shpreh se në vend se të merrej me hallet e qytetarëve duhet të merret me Berishën, që sipas tij, i cili sipas tij bërë një pengesë serioze në luftën opozitare për rrëzimin e qeverisë.

 



“Nuk do i nënshtrohemi asnjë presioni dhe do të marrim pjesë me vendosshmëri në një proces politik  që është një proces shprese sepse shikon nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Është një proces i destinuar të përfundojë me sukses. Regjimi do mposhtet jo me një non grata që do të bëjë të gjithë partinë non grata, por me një parti në krah të shqiptarëve dhe të Amerikës mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj partie. Me këtë mbështetje demokratët do ta çajnë perden e dëshpërimit i cili është përfituesi i vetëm i kësaj tollovie të Berishës.

Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, me 40% të familjeve shqiptare që nuk ngrohin dot shtëpinë, në vend që të merrem i me hallet e mbi 50% të shqiptarëve… Në vend se të merremi me këto detyra që i kemi parashtruar tashmë dhe i kemi vënë në rrugën politike duhet të merremi me tollovinë e Sali Berishës dhe këtë ju garantoj si nivel personal nuk ia fal kurrë, si demokrat, si qytetar, si prind i dy fëmijëve. Dhe nuk ka shqiptar që do t’ia falë dhe nuk ka demokrat që t’ia falë. Sali Berisha është bërë një barrë për demokratët, për Partinë Demokratike. Është një tub oksigjeni i Edi Ramës dhe është bërë një pengesë serioze për luftën tonë opozitare aq më shumë për realizmin e qëllimit tonë që është largimi i regjimit të Edi Ramës nga Pushteti”, tha Basha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!