I menjëhershëm ka qenë edhe kundërpërgjigja e kryedemokratit Lulzim Basha ndaj reagimit të kryeministrit Rama kundër opozitës.
Duke përdorur të njëjtën platformë online, Twitter-in, Basha shkruan se Edi Rama ka kapur drejtësinë, por jo popullin.
“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt”, shkruan Basha.
Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 24, 2018
/abcnews.al