Basha: Shqiptarët e bashkuar në 16 shkurt marrin fatin në dorën e tyre

schedule14:43 - 15 Shkurt, 2019

schedule 14:43 - 15 Shkurt, 2019

Përmes një postimi në rrjetin social facebook kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se në 16 shkurt shqiptarët do vijnë të bashkuar dhe të vendosur për të mos u tradhëtuar, poshtëruar dhe varfëruar më nga një grup njerëzish. Në vende Europiane, kur qeveria kapet duke vjedhur – shkruan Basha – ndëshkohen hajdutët, ikën qeveria, nuk vuan populli.

Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar do bjerë e gjitha mbi qeverinë dhe kryeministrin – përfundon në postimin e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!