Basha me duar në xhepa drejt Kuvendit: PD më e përçarë pas largimit tim, kush s’i bindet Berishës shpallet armik

schedule11:32 - 14 Prill, 2022

schedule 11:32 - 14 Prill, 2022

Me duar në xhepa është parë të afrohet pranë Kuvendit ish kreu i PD Lulzim Basha, i cili është ndalur përpara mediave ku ka folur për situatën politike në vend. Largimi i tij nga drejtimi i partisë Basha tha se është përdorur për ta përçarë partinë edhe më shumë për interesa personale. Me këtë deklaratë ai iu referua ish-kryeministrit Berisha i cili aktualisht po kërkon dorëheqjen e kreut të komanduar të PD Enkelejd Alibeajt duke mos e njohur atë si kryetar ndërsa e akuzon si mbrojtës të interesave të Bashës. Por sipas Bashës Berisha ka ndërmarrë sulme të strukturuara kundër Alibeajt.

Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe s’ka frymë bashkuese por përçarëse nga një grup njerëzisht që. Shpreh keqardhje dhe shqetësim që jo vetëm se nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për përçarje me parimin që kush nuk i nënshtrohet parimit tim shpallet armik. Të njëjtën gjë po i bën dhe Alibeaj vetëm sepse mbron parimet e PD dhe interesat e demokratëve”, tha Basha.

Basha në fjalën e tij është shprehur se ai do të jetë pjesë e mbledhjeve e grupit parlamentar të PD vetëm në rastet kur bëhet fjalë për diskutimin dhe avancimin e projekteve në shërbim të qytetarëve që sipas tij u tërhoqën zvarrë nga Berisha. Për ish-kryedemokratin, Berisha është një person me standarde të dyfishta që përgëzon DASH për raportin me kritika për qeverinë, por nga ana tjetër sot PD nuk mund të kërkojë që Tom Doshi, Aqif Rakipi e Vangjush Dako, të tre të shpallur “non grata”, të mos jenë pjesë e politikës për shkak të tij.

Ndërkohë pyetjes se gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj nëse duhet që drejtësia të nise hetimet ndaj personave të shpallur non grada, ai është përgjigjur patjetër që duhet të nisë një gjë e tillë.

Normalisht që po, drejtësia duhet të kishte nisur hetime me kohë, duhet ta kishte bërë këtë gjë që në momentin që janë bërë akuzat e forta’, është shprehur Basha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!