Basha “shkarkon” Bardhin/ Kryesia i merr kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm të PD

schedule15:05 - 17 Qershor, 2023

schedule 15:05 - 17 Qershor, 2023

Gazment Bardhi, dikur njeriu më i afër i Lulzim Bashës dhe i betejave të tij kundër Sali Berishës, duket se sot është një kundërshtar për ish-kreun demokratë, në rrugën e tij në krye të PD-së.

Prej javësh është ai që shfaqet më zëshëm që ky proces të ecë në shinat statututore, ndërsa në fillim propozoi një platformë “bashkimi”, që parashikonte një rrugë krejtësisht tjetër për zgjedhjen e liderit të ri të demokratëve.

Por vizioni i tij u hodh poshtë shumë shpejt, me kokëfortësi, nga një shumcë anëtarësh të Kryesisë, që duket se luajnë të gjitha gurët dhe po e shtrojnë rrugën për Lulzim Bashën. Ky i fundit pa pritur ndoshta dhe ndonjë rival të tij seriozë, që do të mund ta lëkunte në rimarrjen e PD-së, po bën fushatë prej gati një muaj.

Betejat që ka bërë deri më tani, Gazment Bardhi i ka humbur. E fundit do të jetë ajo për Këshillin Kombëtar. Si Sekretar i Përgjithshëm, është në kompetencën e tij, që të njoftojë anëtarët e Këshillit për Mbledhjen dhe të bëjë verifikimin e listës së anëtarëve të këshillit, që do të marrin pjesë.

Por ata që vendosën për të bërë zgjedhje në PD, ia hoqën dhe këtë kompetencë Bardhit dhe të gjithën e morën vetë në dorë.

Në vend të tij, këto detyra do i bëjë Taulant Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral, Indrit Sefa i Çështjeve Ligjore, dhe Endri Hasa përgjegjës për Organizim Dixhital. Këshilli Kombëtar, sic duket, është shtegu i ri i konfliktit në PD-në e vulës por a do e vulos përfundimisht ndarjen dhe paskësimin e PD-së, kjo do të konfirmohet më 20 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!