Një teatër është për Lulzim Bashën debati i parlamenti mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët kryetari i Partisë Demokratike tha se qëllimi i kësaj seance parlamentare është shfokusimi nga problem i vërtetë.
“Farsa për shkarkimin e Presidentit përfundoi në rezolutë dhe po vazhdon tani orët e pasdites për t’u shndërruar në qortim, nuk është gjë tjetër veç pjesë e këtij teatri për të cilën Edi Rama ka nevojë jetike ta largojë vëmendjen nga kriza e thellë ku ju ka zhytur ju dhe familjet tuaja”, tha Basha.
Pavarësisht se e vlerëson aktin e presidentit nuk beson se do të arrihet qëllimi që kryetari i shtetit pretendon.
Që shqiptarët të zgjidhin një herë e mirë problemet që u ka shkaktuar kjo qeveri nuk duhet të ngrenë kokën lart nga Zoti sepse janë ata vetë Zota të fatit të tyre, tha kryedemokrati Basha.
Në bashkëpunim me mafien Edi Rama po e çon vendin drejt grushtit të shtetit paralajmëroi Lulzim Basha, i cili i ftoi shqiptarët të mos presin më por të vazhdojnë betejën për largimin e tij duke i dhënë kështu vendit mundësinë që të mos refuzohet më nga Bashkimi Evropian./ABC News Albania 24/7