Basha: Rruga e Ramës është e fajësimit e sulmeve, propozimi për reformën është në tryezë

schedule12:32 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:32 - 8 Tetor, 2019

Pas takimit me ministrin e jashtëm  austriak Alexander Schallenberg, kreu i Partisë Demokratike fajësoi kryeministrin Rama si përgjegjës të vetëm për mospërmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave. Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat tha se rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e fajësimit të kujtdo dhe sulmeve për të hequr përgjegjësinë.

“Duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave e sigurova ministrin austriak që PD do japë gjithë kontributin. Rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e gabuar është rruga e fajësimit të kujtdo, është rruga e sulmeve ndaj BE, sulmeve ndaj qeverive europiane dhe sulmeve ndaj opozitës, medias e qytetarëve për të hequr përgjegjësinë”.

Dështimi për herë të katërt, sipas Bashës tregon se përgjegjës i vetëm është Edi Rama, ndërsa shtoi se propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë.

“Dështimi për herë të 4 ka vetëm një firmë dhe një emër. Përtej këtij dështimi Rama pop tregon se është pengesa e vetme, opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjsi para shqiptarëve i komunikova ministrit austriak që të mbështetet te opozita e bashkuar e PD, që Shqipëria mos mbetet peng i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të institucioneve të pavarura dhe nëpërmjet zgjidhjes politike të dalim nga marshi indietro dhe të ecim ëprpara me vendosmëri dhe vizion për të kryer detyrat e  shtëpisë për të luftuar korrupsionin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!