Basha reagon për Unazën: Projekt korruptiv dhe plan i përgjakshëm i Ramës

schedule13:02 - 12 Nëntor, 2019

schedule 13:02 - 12 Nëntor, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron nga Spitali i Traumës ku ndodhen banorë të Unazës së Re, se është një numër i madh banorësh të lënduar.

“Disa nga të lënduarit janë të moshës mbi 70-vjeç, kjo ishte një goditje e planifikuar nga Edi Rama, një skenar i përgatitur me kujdes që ka vetem një qëllim, të çonte drejt përgjakjes qytetarët”, tha Basha.

“Gra të alivanosura nga gazi lotsjellës. Të traumatizuar. Një pjesë janë shtruar dhe disa nuk janë shtruar. Janë lënduar edhe 5 efektivë të policë që janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë”, deklaroi Basha.

“Të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se ky projekt është një projekt vjedhjeje me kompani fantazëm”, u shpreh tha Basha. Kryedemokrati e ka konsideruar një akt kriminal dhe thekson se ekzekutoret do të mbajnë përgjegjësi para ligjit./abcenews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!