Basha: Rama të ikë si Zaevi pasi dështoi me negociatat

schedule11:13 - 21 Tetor, 2019

schedule 11:13 - 21 Tetor, 2019

Kryedemokrati Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp duke kërkuar largimin e qeverisë pas dështimit me negociatat.

Basha theksoi se mos marrja e negociatave nuk është dështim i Shqipërisë dhe jo i Shqipërisë.

Europa pa refuzuar Edi Ramën dhe jo Shqipërinë. Europa do të vijojë të refuzojë Edi Ramën pa reforma të thella. Është koha që të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të marrë përgjegjësitë e të kthejë mandatin popullit shqiptar“, tha Basha ndër të tjera.

Ai theksoi se shumica e vendeve ishin në një mendje se Shqipëria nuk i meritonte negociatat.

Vlerësim sipas meritës është vendimi i prerë i vendeve anëtare. Shumica e vendeve ishin në një mendje se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë hapa pas. Situata e rëndë ekonomike, kapja e insitutcioneve ka detyruar shqiptarët të largohen si azilkërkues. Krimi dhe korrupsioni janë shqetësimi i BE. Vënia përpara drejtësisë e krimit janë kushtet e BE për anëtarësimin. Këto janë probleme të qeverisjes së tij. Krejt e ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe një mbështetje të të gjithë vendeve me përjashtim vetëm të një vendi“, tha Basha në fillim të fjalës së tij.

 

Kryedemokrati theksoi se qeveria shqiptare është refuzuar nga vendet europiane.

Dështimi është i Edi Ramës jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë nga Gjermania e cila i vendosi edhe 9 kushte që duhen përmbushur. Kjo nënkupton zgjedhje të lira e të ndershme. Ndarje dhe balancim të pushtetee. Të gjithë jemi dakord se rruga e vërtetë është drejt Europës. Pa reforma serioze që ai nuk është në gjende ti bëj nuk shkojmë dot drejt Europes. Kjo duhet të marrë fund. Wshtë koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë dhe ti hapë rrugën një qeverie të re të pakorruptuar. Qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme“, përmbylli Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!