Basha: Rama s’e sheh vizën e dhunës dhe korrupsionit, shfrytëzoi pandeminë për të shembur Teatrin

schedule17:53 - 19 Maj, 2020

schedule 17:53 - 19 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama lidhur me protestën e zhvilluar pas shemjes së Teatrit, duke deklaruar se ky i fundit nuk e sheh më vijën e dhunës e korrupsionit sepse është peng i oligarkëve.

Basha thotë se Rama shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur dhe shkatërruar Teatrin dhe për të grabitur pasuritë.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët.

Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!