Basha: Rama po përgatit kushtet për konçesionin privat të TVSH-së

schedule14:41 - 10 Prill, 2018

schedule 14:41 - 10 Prill, 2018

Basha nuk ishte i pranishëm në protestën e biznesit të vogël në Tiranë, por reagimin e tij gjatë 60 minutave të protestës e ka përcjellë përmes katër postimeve në rrjetin social Facebook.

Basha shkruan se me përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH, Rama po përgatit koncesionin privat për të. “Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.”, shkruan kryetari i PD.

Sipas tij sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij. Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi e ku politika të mos jetë e kapur. “Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.”, përfundon postimi i Lulzim Bashës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!