Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Rama injorant, e sheh Universtitetin si biznesi i ndërtimit

schedule13:51 - 14 Shkurt, 2018

schedule 13:51 - 14 Shkurt, 2018

Pas takimit të kryeministrit Rama me pedagogët, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha, sipas të cilit është e trishtë pamja ku kryeministri u jep leksion profesorëve të ulur si nxënës, duke i marrë në pyetje, e duke u dhënë leje të flasin.

Në Facebook, Basha shkruan se “Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.”

Basha thotë se zgjidhja është autonomi e plotë për universitetet, jashtë kontrollit të qeverisë e pronarëve. “ Një kryeministër injorant, që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall, si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi, është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.”, shkruan Basha.

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!