Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gazetarët për të folur për gjendjen ekonomike në vend.
Sipas kreut të PD vendi po shkon drejt një krize të thellë ku pandemia e ekonomisë po i zë vendin pandemisë së koronavirusit.
Basha tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në krahasim me Serbinë dhe Kosovën ndërkohë që kreu i PD reagoi edhe për vendimin e qeverisë për truallin e teatrit Kombëtar.
Sipas Bashës ata “po bëjnë gati të marrin valixhet në largim e sipër, kjo është qeveria ‘kap cfarë të kapësh’ para se të ikësh”.
“Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar. Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë, dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës.
Tani pandemia ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Janë hedhur me aferat e vjetra nga koncesionet e reja para dy javësh, te teatri kombëtar, duke ia dhënë bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të drogës. Me hir apo pa hir zhvilluesit janë të detyruar të pranojnë. Po kërcënohet cdo person dhe po betonizohet cdo hapësirë në Tiranë. Është regjim në grahmat e fundit, se meriton emrin qeveri.
Po bëjnë gati të marrin valixhet në largim e sipër, kjo është qeveria ‘kap cfarë të kapësh’ para se të ikësh. Kushdo që me këtë akt i shpall luftë artit dhe qytetarisë dhe Europës do të përballet me të gjitha pasojat e kësaj grabitje. Mbrëmë Ramën dhe Veliajn si ka zënë gjumi po për falimentimin e bizneseve po për të përdorur pandeminë për të vjedhur dhe pastrimin e parave të pista”, tha Basha./abcnews.al


