Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha publikon foto nga zyra e shkatërruar: Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë

schedule20:19 - 8 Janar, 2022

schedule 20:19 - 8 Janar, 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për protestën të cilën e quan shfaqje të shëmtuar dhune. Teksa ka publikuar foto të tij nga zyra e shkatërruar Basha thotë se Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë.

“ Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”- shkruan Basha.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!