Basha pranë banorëve të Unazës së Re: Këtu vendosin qytetarët

schedule20:43 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 20:43 - 23 Dhjetor, 2018

Përkrah banorëve protestues të Unazës së Re, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se po shkel çdo ligj, vetëm për interesa vetjake. Kreu i PD-së tha se opozita do vazhdojë të mbështesë çdo protestë për largimin e qeverisë.

Ishte si çdo pasdite tashmë pranë banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej 51 ditësh kundër prishjes së banesave të tyre pa dëmshpërblim sipas ligjit. Lulzim Basha përsëriti denoncimin se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë firmosur për zhvendosjen e shtratit të Lanës për interesa korruptive e nuk është akti i vetëm sipas shefit të opozitës.

“Këto javë është zhvilluar një betejë me të keqen. Sepse sot shteti u shërben vetëm oligarkëve dhe kriminelëve sepse me ta ka lidhur pakt. Kjo është arsyeja se pse pardje në parlament u bashkuan kartonat e deputetëve të lidhur me krimin për të hedhur poshtë ligjin për Vetingun.  Sepse me akte të tilla korruptive si ky i trafikantit të dënuar që zhvendos Lumin e Lanës, kështu është zhvendosur Kushtetuta, ligji, kështu shkelen ditë për ditë të drejtat dhe liritë e qytetarëve për të favorizuar kriminelët dhe oligarkët. Ndaj kjo betejë është simbolike për një betejë shumë më të madhe që ka nisur në të gjithë vendin, për betejën e studentëve, të cilët e kuptojnë se zgjidhja nuk mund të vijë thjeshtë dhe vetëm nga ulja e tarifave por duhet të vijë nga rrëzimi i sistemit të degjeneruar arsimor, nga rrëzimi i ligjit korruptiv për arsimin. Nga ngritja e sipërmarrjes, së fermerëve, e qytetarëve që kanë bllokuar dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve dhe ulje qepenash sepse shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të naftës dhe energjisë në vendin më të varfër e më të ulët blerëse për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klikës së kriminelëve dhe oligarkëve me të cilët ai qeveris. Ndaj fitorja e plotë e kauzës së Unazës së Re falë qendresës dhe bashkimit të tyre do të jetë edhe fillimi i një kapitulli të ri në historinë 28-vjeçare të pluralizimit në Shqipëri. Ku për herë të qytetarët tregojnë forcën e tyre, ku për herë të parë qytetarët nuk i merr më peng as krimi i organizuar, as krimineli, as hajduti, as oligarku, as qeveritari i lidhur me ta. Ku për herë të parë siç e thonë prej ditës së parë këtu këtu tek Unaza e Re; këtu vendosin qytetarët”. 

Basha përsëriti është detyrë e opozitës mbështetja e protestave, ndërsa beteja për pastrimin e politikës nga krimi do vazhdojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!