Basha për ftesën e Ramës: “Shqipërisë nuk i duhet demokraci fasadë”

schedule17:59 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 17:59 - 7 Dhjetor, 2017

Pas 3 ftesave të Kryeministrit, ka reaguar Lulzim Basha, i cili, po në rrjetin social Facebook, pohoi se “I vetmi pakt për të cilin ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë janë të qarta – vijon Basha, ndërsa i citon ato – zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetingu, lufta kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, reforma e administratës publike, respektimi i të drejtave themelore të njeriut”. Ndërsa thekson se mbështet pa kusht përpjekjet për përmbushjen e këtyre kritereve, Basha shpjegon se detyra e tij është të bëjë opozitë, “çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë”. Basha mbyll përgjigjen e tij duke theksuar se “Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!