Basha: PD e vendosur të ecë përpara, të shkëputemi nga e keqja e të kaluarës

schedule20:21 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 20:21 - 15 Dhjetor, 2021

Lufta kundër korrupsionit është jetikë aq sa lufta kundër dekriminalizimit. Kështu u shpreh sot gjatë një deklarate për shtyp kreu i PD Lulzim Basha. Teksa ka shpërndarë një video nga fjala e tij Basha thekson se misioni numër një për PD është lufta kundër korrupsionit.

“Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe. Lufta kundër korrupsionit njësoj si dekriminalizimi i politikës është jetike për Shqipërinë. Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ndaj për Partinë Demokratike dhe për mua si kryetar i saj, misioni numër një është lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit. Përshëndes dhe mbështes drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij armiku të mirëqenies së shqiptarëve. Partia Demokratike e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku të çdo shqiptari, që është korrupsioni“, thotë Basha.

Duke pranuar se edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, Basha thekson se ai dhe PD-ja janë ta vendosur të shkëputen nga pjesa e keqe e të kaluarës së tyre dhe të zgjedhin të ardhmen.

“Edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa patur një luftë pa kompromis dhe pa ngjyra politike kundër korrupsionit në nivele të larta. Ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen”.

Gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu Basha tha se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen, e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhur gjatë ish-qeverisjes së PD. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!