Basha: PD do të përzgjidhë kandidatë me integritet në poste publike

schedule11:56 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 11:56 - 15 Dhjetor, 2018

Në Partinë Demorkatike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit”. Kështu u shpreh kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin kombëtar demokrat. Sipas tij reforma tjetër është ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike.

“Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik”.

Për këtë Basha tha se po marrin praktikën më të mirë britanike, gjermane dhe amerikane.

“Po marrin praktikën më të mirë britanike, të cilën po e zbatojnë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!