Pedagogu i gazetarisë, njëherësh analist politik, Mark Marku i ftuar sot në studion e Abc News me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se po instatohet një shtet totalitar, që shpik një armik për të mbuluar dështimin dhe pakënaqësinë në popull.
“Një nga pikat e forta të sistemeve totalitare është projektimi i një armiku që përherë na pengon, një armiku të brendshëm apo të jashtëm. Në rastin e nazizmit armiku ishin hebrenjte, në rastin e komunizmit ishin armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Ky sistem totalitar që po instatolet në Shqipëri është i përqendruar në luftën kundër opozitës, që e trajton si armik. Unë i ndjek mediat e huaja, nuk e gjej në asnjë qeveri perendimore këtë lloj lufte dhe kundërvënie që i bëhet opozitës. Por edhe diskursi publik, apo gazetarë që akuzojnë opozitën. Thuhet se opozita është e paaftë, por pse nuk testohet kjo opozitë përmes zgjedhjeve të lira. Të testohet opozita përmes votës lirë, nëse merr përgjegjësi apo jo. Duhet ta testojmë opozitën përmes zgjedhjeve të ndershme”, tha Marku.
Më tej shtoi se “opozita mund të ketë probleme, por nuk është ky thelbi. Nuk mund të përqendrohet debati rreth opozitës, por rreth rreth qeverisë”.
“Studimi i OKB-së thotë se po përgjysmohet popullsia në vend. Ne nuk merremi të analizojmë këto shifra; sepse po ikin shqiptarët”, u shpreh ai më tej.
Sa i përket tryezës për reformën zgjedhore mes opozitës dhe mazhorancës, Mark Marku deklaroi se “një parti politike patjeter që duhet të bëjë kompromise, por jo pazare”.
“Kjo është një fyerje që u bëhet qytetarëve. Propaganda qeveritare fyen intiligjencen e qytetarëve, kur thotë se Basha po bën pazare me Ramën. Si mund të bëjë pazare Basha që kërkon të vijë në pushtet, me Ramën që kërkon ta mbajë pushtetin me çdo kusht. Por nëse nuk krijohet mundësia për zgjedhje të ndershme, atëhere çfarë duhet të bëjë opozita?! Kur doli në protestë u kritikua, tani që ulet në bisedime për të garantuar zgjedhjet kritikohet sërish. Kjo është vetëm çështje propagande”, u shpreh Marku.
Paketa ligjore anti-KÇK
I pyetur për nismën e fundit të qeverisë, ai tha se Ramës i flet pak Frojdi për KÇK-në, mënyra si po funksion me marrjen e të gjitha pushteteve, koncesionet, etj. “Pra KÇK (kap ca t’kapesh) është vetë qeveria, në mandatin e saj të fundit. Kemi ish-policë në arrati për shkak të kultifimit të drogës. Kemi kryetarët e larguar të bashkive që dolën me të shkuar kriminale. Si mund të besosh Ramën që po u sulet kriminelëve, kur ai vetë i futi kriminelët në parlament”, tha Marku.
/abcnews.al