Basha pas takimit me Danielson: Rama një kufomë politike që pret të kallet

schedule12:19 - 7 Mars, 2019

schedule 12:19 - 7 Mars, 2019

Danielson është takuar edhe me kryedemokratin Lulzim Basha dhe drejtues të partive të tjera opozitare. Pas takimit, Basha foli për problemet që i ka adresuar zyrtarit të lartë, ndërsa foli për zgjidhjet që ofron opozita për situatën në vend.

Edhe pse deri më tani deklaratat e faktorit ndërkombëtar nuk ka qenë në favor të vendimit të tij dhe opozitës së bashkuar, për Lulzim Bashën, edhe takimi me drejtorin e përgjithshëm për  zgjerimin dhe politikat e fqinjësisë, Christian Danielsson i shërbeu për shprehjen e vendosmërisë për rrugën që ka zgjedhur, e kjo jo vetëm sepse njeh problemin, por edhe formulën e zgjidhjes, thekson Basha.

“Jo thjesht të largohet Rama por të shembet ky sistem dhe kërkon angazhim të faktorit politik e jo vetëm, për të ndërtuar sëbashku një sistem vlerash që do garantojë që zgjedhjet të mos kapen nga krimi i organizuar, drejtësisë të mos i lidhi askush dot duart dhe të kemi institucione kushtetuese sepse janë produkt i votës së qytetarëve dhe kontrollojnë njëri tjetrin”.

Që kjo të marrë udhë, për Lulzim Bashën ka vetëm një mënyrë.

“Hetim i plotë i dosjes 339…184…çuarja para përgjegjësisë penale të politikanëve që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.

Vetëm kur drejtësia të funksionojë edhe mbi ata që pushtetin e morën përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar, deklaroi Basha, shqiptarët do e besojnë se kush politikan ulet me kriminelë për zgjedhje, shkon pas hekurave, përfundoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!