Pas 3 orë protestë, sikurse është bërë traditë tashmë, protestuesit u mblodhën te selia e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për protestuesit që edhe pse shiu nuk pushoi ata qëndruan, duke përçuar mesazhin e vendosmërisë absolute për të vazhduar këtë betejë, që do i shërbejë të ardhmes dhe brezave.
“Mirënjohje për ju Shqipëria, as Europa nuk e kish njohur ndonjëherë këtë qendresë e vendosmëri për mbi 3 orë. Litarët e shiut e lidhën shpresën tuaj me Zotin, me bindjen se Shqipëria nuk do kthehet kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë nën thundrën e errësirës krimit e korrupsionit. Mirënjohje për të gjithë ju pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjoheje veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë sonte
Mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan qytetarisë nga të gjitha anët e vendit dhe nga gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë.
Mirënjohje qytetarëve të Tiranës sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë për zgjedhje të lira të ndershme, se nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazar me të keqen, e keqja duhet të ikë për t’i hapurr rrugë Shqipërisë si gjithë Europa.
Në një kohë kaq të shkurtë nën mbi 3 orë ku s’ka pushaur shiu i bekuar, në përfundim të kësaj proteste marshim jemi edhe me të vendosur edhe më të qartë për të sakrifikuar gjithçka për lirinë e demokracinë. Rama Ik
Le të jetë e sotmja mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betëje më frymëzim e shpresë ëpr të vendosur deri ën fund të fortë e kurajozë për shqiqpërinë si gjithë Europa.
Forca jonë është bashkimi, pjesëmarrja, vendosmëria dhe kësaj force nuk i bën dot ballë as Rama e as banda e tij e inkriminuar, ndaj le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.
Misioni ynë është mision brezash për të gjithë ata të djathtë e të majtë që sot e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit në këtë familje shqiptarësh të lirë do gjejnë të ardhmen e tyre dhe dinjitetin e tyre.
Ta përmbyllim këtë marshim duke kënduar sëbashku himin kombëtar”. /abcnews.al