Nga konferenca ballkanike e organizuar nga forumi i grave demokrate me përfaqësues të grupimit të djathtë europian PPE, kryedemokrati Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e qëndrimit jashtë sallës parlamentare se kohë kjo e fundit, sipas tij, është vënë në funksion të kriminelëve dhe jo halleve të qytetarëve.
Me kryetaren e forumit të gruas së Partive Popullore Europiane, Doris Pack, në një krah dhe sekretarin për marrëdhëniet me jashtë të këtij grupimi politik europian në tjetrin, kryedemokrati Basha i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar në Komisionin Europian të pozicionohen qartë kundër sakrifikimit të demokracisë në emër të stabilitetit.
“Askush nuk i ha më frazat për intensifikim reformash sepse institucionet e vendit i ka kapur krimi. I bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës, mos na gënjejnë më. Ta thonë qartë se Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin”, tha Basha
Provën e këtij bashkëpunimi në vendin tonë, Lulzim Basha thotë se e ilustrojnë 24 orët e fundit në organin që supozohet ta luftojë dhe jo te mbrojë kriminelët.
“Prokurorja e kapur politike me një të rënë lapsi ka lënë pa prokuror çështjen e Saimir Tahirit dhe Emiliano Shullazit. Siç kemi parashikuar roli kryesor i saj është të shkatërojë hetimet kryesore të politikanëve lidhur me krimin dhe banditëve lidhur me politikën”, u shpreh Basha.
Në funksion të tyre është vënë edhe organi më i lartë ligjvënës shqiptar, thekson kryedemokrati, dhe këtë e dëshmojnë nismat ligjore të votuara së fundmi në parlament.
“Parlamenti nuk merret më me hallin dje problemet e shqiptarëve që sa vjen e shtohet ka vetëm preukopim pastrimin e parave të pista. Ku i pastrojnë paratë e pista kriminelët? Me bixhoz dhe ndërtim. Shikoni çfarë aktesh ka miratuar parlamenti shqiptar në dy të enjte. Brenda dy javësh bixhozit i uli taksat dhe legjitimoi vjedhjen e tokës publike për ndërtim për pastrimin e parave të pista”, tha Basha.
Ndaj rikthimin në sallën parlamentare të opozitës së bashkuar e kushtëzon me largimin e politikanëve të lidhur me krimin.
“Dhe për këtë ne kemi propozuar Vettingun e politikanëve. Ashtu si dekriminalizimi 4 vite më parë. Nisi me bojkot. Dekriminalizimi nxorri 333 persona nga postet e tyre”, tha Basha.
Basha paralajmëroi se shpejtësi edhe prezantimin e nismës ligjore për anulimin e atyre që konsideron si kontrata korruptive të Partneritetit Publik Privat. Deklaratat kreu demokrat i bëri nga konferenca ballkanike e organizuar nga Lidhja demokratike e gruas në Shqipëri./abcnews.al

