Basha para protestuesve: Ky fillimi i kryengritjes popullore

schedule13:44 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:44 - 18 Dhjetor, 2017

Duke folur para protestuesve të mbledhur jashtë sallës së Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk do ta pranojë duarkryq puçin kushtetues dhe se ky është vetëm fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të saj.

“Le ta dijë mirë Edi Rama, ushtarët e krimit dhe patericat e tij se populli shqiptar nuk do ta tolerojnë as nuk do ta falin, se ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të Kushtetues, në mbrojtje të drejtësisë së pavarur, e vetmja rrugë që Shqipëria t’i kthehet edhe një herë testimit të saj evropian. Askush të mos mendojë se do të rrimë duarkryq dhe do të pranojmë kokëheshtur puçin kushtetues, se do të pranojmë kryeprokurorin e Habilajve, Tahirit dhe Dakos”, tha Basha.

Basha tha se kryeprokurorja e re e përgjithshme ka vetëm një detyrë, të shpëtojë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon dhe lëkurën e vetë Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Europë.

“Ajo që ndodhi sot jashtë parlamentit dhe brenda në parlamentit është ajo që ndodh në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe kapet drejtësia, kur shkatërrohet përpjekja e një popullit të tërë për reformë në Drejtësi”./abcnews.al