Basha nga Lezha, thirrje administratës: Mos kini frikë, votoni ndryshimin

schedule13:28 - 23 Prill, 2021

schedule 13:28 - 23 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ditën e sotme ka zhvilluar një takim përmbyllës të fushatës së tij në qytetin e Lezhës, ku ka ftuar të gjithë lezhjanët por jo vetëm që të votojnë Partinë Demokratike.

“Të gjithë duhet të dalim të votojmë 9 dhe të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë. Të dielën është ora ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.”

Basha më tej ka bërë thirrje për një votim masiv, pasi sipas tij janë qytetarët që kanë në dorë të ardhmen e tyre.

“Ju bëj thirrje të gjithëve të dilni të votoni. Është në dorën tuaj. Ky është veni ynë, është vendi i gjithë shqiptarëve. Një thirrje gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!”

“Mos dëgjoni tam tamet e Edi Ramës. Për 11 orë mbyllet zyrtarisht fushata. Ky tur i  mrekullueshëm shprese që ka mbushur zemrat me shpresën e besimit për fitoren e sigurt e të madhe. Puna do të vazhdojë orë e minutë që ky gëzim i brendshëm të kthehet në oqeanin e votave për ndryshim në kutitë e votimit masivisht. Me Lezhën në zemër për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Për të rihapur portën e bashkimit Evropian. Dhe për  ti kthyer” tha Basha. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!