Basha nga bulevardi: Gjendja ka dalë jashtë kontrollit

schedule12:44 - 16 Shkurt, 2019

schedule 12:44 - 16 Shkurt, 2019

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se për shkak të skenarit ogurzi gjendja ka dalë jashtë kontrollit.

“Kordoni i policisë u ça pas një përpjekjeje fare të lehtë të banorëve të Unazës. Kordoni i policisë u ça që të përdorej dhuna dhe gazi lotsjellës. Këto blegërima që dëgjoni janë pjesë e një skenari kriminal të policisë. Të vënë nën urdhrat e Edi Ramës për të shkaktuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë, në qendër të sheshit po flisnin qytetarët. Për shkak të skenarit të tyre ogurzi gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic askund. Nuk marrin asnjë kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon ti fryjë skenarit të përplasjes dhe dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin”.

Nga ana tjetër policia ka bërë thirrje për të shmangur aktet e dhunës

“Jo akteve te dhunës, policia të zbatojë ligjin. Të nderuar qytetarë ju lutem ruani qetësinë ndërpritni veprimet e dhunshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!