Basha: Nesër bllokojmë rrugët në 12 qarqe

schedule11:35 - 1 Maj, 2019

schedule 11:35 - 1 Maj, 2019

Një ditë pas takimit të aleatëve të tij me presidentin, për t’i kërkuar këtij të fundit thirrjen në dialog të mazhorancës dhe opozitës me kryetarët përkatës, ai demokrat Lulzim Basha nuk lëviz nga qëndrimi i tij.

“Largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm për t’i hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore”, tha Basha.

Detyra e ksaj të fundit, do t’i prezantojnë edhe forca politike që drejton, pas platformës së shpalosur nga grupimi i qendrës së djathtë.

“Do shpalosim detyrat, bashkë me koalicionin tonë opozitar, të qeverise tranzitore për garantimin e zgjedhjeve. Po punojmë për programet politike ekonomike”, deklaroi ai.

Paralelisht opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj.

“Ne do të vazhdojmë aksionin në të gjitha planet. Në 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit me bllokimin e akseve”, ka theksuar Basha me tej.

Deklaratat kreu i demokratëve i bëri pas takimit me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!