Partia Demokratike po vijon me zgjedhjen e krerëve të degëve në vend, për t’u përgatitur për vendoret e vitit të ardhshëm. Në njësinë 8 në Tiranë votoi për kryetarin e degës edhe Lulzim Basha.
Votën e parë për kryetar të degës së njësisë 8 e hedh Lulzim Basha. Pjesëmarrjen masive në votime nuk e ndaloi dot as shiu tha kryeri i Partisë demokratike.
Këto zgjedhje i hapin rrugë punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike,- nënvizoi kryetari Basha- sqë shpejti do të zgjidhet Këshill Kombëtar dhe do të ngrihen shtabet elektorale dhe politike të demokratëve, për betejen që i pret në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Nga 23 nëntori Partia Demokratike ka nisur zgjedhjet për kryetarët e degëve, proces i cili do të përfundojë në 2 dhjetor. /abcnews.al