Basha në Shkodër: Është betejë për jetë a vdekje. S’do lejojmë zgjedhjet

schedule22:45 - 20 Maj, 2019

schedule 22:45 - 20 Maj, 2019

Nga  kryeqendra e veriut Shkodra kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  theksoi sërish vendosmërinë e opozitës për të mos bashkëpunuar me kryeministrin Rama në zgjedhjet e 30 Qershorit. 

Opozita sipas tij është e vendosur në aksionin e saj për largimin Ramës dhe  krijimin e qeverisë tranzitore që i hap rrugën zgjedhjeve vendore.  Në inaugurimin e memorialit të viktimave të komunizmit në qytetin e Shkodrës. Lulzim Basha pranoi “fajin” duke thënë se  PD-ja po aq sa ka meritë, aq ka edhe përgjegjësi për shlyerjen e borxhit, jo vetëm financiar, të të përndjekurve politik.

“Jam  këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm  që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona”, tha Basha.

Basha u zotua se  ai dhe PD, janë të vendosur për ta çuar  ligjin për ish-të përndjekurit në shinat e Kushtetutës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!