Basha në Pezë të vogël, banorët ankohen se askush nuk ka vlerësuar dëmet

schedule22:48 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 22:48 - 1 Dhjetor, 2019

Dëmtime të mëdha ka pasur edhe në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike ishte pranë disa banorëve të Kombinatit të prekur nga tërmeti, ku u njoh nga afaër me gjendjen e banesave të tyre.

Banorët i thanë Bashës se asnjë nuk është kujtuar për ta. Edhe në Pezë të vogël, situata ishte e njejtë, ku banorët tha se banesat e tyre janë dëmtuar që prej tërmetit të 21 shtatorit.

Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të lërë Durrësin e të shkojë pranë banorëve të Prezës së Vogël, pranë kryeqytetit. Ata janë krejtësisht të paqartë çfarë do të bëhet me banesat e tyre që u dëmtuan nga tërmeti që goditi vendin.

Prej ditësh këta banorë janë streguar në çadra prej plasmasi. Dhimbja e tyre më e madhe janë fëmijët që duhet të përballojnë kushtete e vështira por dhe të ftohtin.

Më e rëndë duket gjendja e një banori tjetër të kësaj zone. Ai tregon se banesa e tij është dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe tani ajo është e pabanueshme.

Në Prezë të Vogël mendohet se janë rreth 40 banesa të panabushme. Basha vërejti se shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht./abcnews.al