Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha në fasoneri në Durrës: Plani ynë do të çmontojë skemën e ndërtuar nga Rama

schedule19:32 - 13 Prill, 2021

schedule 19:32 - 13 Prill, 2021

Punonjësit e fasonerisë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Këtë të martë kryedemokrati u ndal në një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës.

“Sa i përket situatës së tërmetit, për qytetet kemi ngritur një grup të jashtëzakonshëm arkitektësh,  për të nisur procesin e ndërtimit që ka mbetur peng i korrupsionit. Ndërkohë sa i përket arsimit, Basha tha se arsimi profesional do të jetë prioritet dhe se do të jetë një nga mekanizmat që do të rindezë motorin”, u shpreh ai.



Gjatë këtij takimi Basha tha se qeveria aktuale në këto 8 vite nuk ka mbështetur punonjësit e fasonerive, ndërsa shtoi se qëllimi i programit të Partisë Demokratike është të devijojë paratë tek një politikë ekonomike dhe të çmontojë skemën e ndërtuar nga Rama që sipas tij i çon paratë tek oligarkët.

“Plani ynë ekonomik do të çmontojë skemën e ndërtuar nga ky kryeministër dhe do të devijojë paratë tek një politikë ekonomike që ka për qëllimin krijimin, sigurimin e vendeve të punës dhe rritjes së pagave”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!