“Kushtetuta ka rënë” deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga foltorja e parlamentit. Sipas kreut demokrat gjithcka bën mazhoranca është një teatër kukullash. Pas shfaqjes së opozitës me parrullë në foltore,seanca është ndërprerë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike ka vazhduar të flasë në video live në rrjetin social facebook.
Opozita ka bllokuar sërish sot foltoren e Kuvendit pasi kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit në fjalën e tij në Kuvend akuzoi ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama, se mbrojnë Agron Xhafaj për interesat e tyre.
“Parlamenti ka shkelur ligjet, Kushtetuta ka rënë, kodi ka rënë, kodi i procedurës penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, sa kohë që në atë karrrige (të lënë bosh për turp e faqe të zezë) është ulur Fatmir Xhafa dhe Edi Rama, që janë zbuluar para mbarë shqiptarëve e mbarë botës si hartuesit e zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetuese”– tha Basha.
Pas ndërprerjes për herë të dytë të seancës parlamentare, kryetari demokrat Lulzim Basha vijoi fjalën e tij nga foltorja e parlamentit përmes transmetimit live në facebook./abcnews.al
vijon…